Edmond Haxhinasto, vizitoi Prekazin

Edmond Haxhinasto, vizitoi Prekazin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, gjatë një vizite dyditëshe në Republikën e Kosovës ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” si dhe familjen Jashari në Prekaz.

Shefi i diplomacisë shqiptare me ç’rast ka vlerësuar lart kontributin e Jasharëve për kombin shqiptar.
Ai gjatë vizitës në Prekaz është pritur nga Murat Jashari.