Homazhe në Prekaz

Homazhe në Prekaz

Në orët e para të ditës së dytë të manifestimeve “Epopeja e UÇK-së”,  Prekazi sërish bashkoi zyrtarët më të lartë të vendit, të cilët me homazhe përkujtuan e nderuan sakrificën e familjes ikonë të çlirimit të Kosovës, familjen Jashari.

Përveç,  vizitave nga delegacione të institucioneve qeveritare, partiake e joqeveritare, Prekazi është vizituar edhe nga shumë nxënës, dhe shumë qytetarë, të cilët kishin ardhur për ta nderuar figurën e Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe gjithë dëshmoret e tjerë.

Për çdo vit bëhen homazhe të shumta tek Kompleksi Memorial  “Adem  Jashari”, dhe tek familja Jashari.

Ndërsa, Rifat Jashari falënderoi për vizitat dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar dhe porositi që të lihen anash inatet personale në mënyrë që Kosova shkojë në binarë të duhur.