Kosova po përkujton komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Kosova po përkujton komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se 13-vjet pas rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari vendi ynë është në rrugë të sigurt drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

Ai këto komente i bëri me rastin e homazheve te Varrezat e Dëshmorëve në Prekazin legjendar, ku së bashku me zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë nderuar veprën dhe sakrificën sublime të kryekomandantit legjendar Adem Jashari.

"Sot populli i Kosovës bën nderime shtetërore për komandantin legjendar Adem Jashari, familjen e tij, gjithë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së, sakrificën e popullit të Kosovës. Sot kemi një ditë të bashkimit, e afrimit, e respektit për të kaluarën dhe për të marrë energji për të ardhmen, prandaj në emër të Republikës së Kosovës bëmë nderime shtetërore më të larta për komandantin legjendar Adem Jashari. Ne kemi fituar lirinë, kemi fituar pavarësinë, po e ndërtojmë shtetin tonë, jemi në rrugë të sigurt për t'u anëtarësuar në NATO dhe BE, prandaj në 13-vjetorin e rënies heroike të komandanti legjendar Adem Jashari Kosova është në rrugë të mbarë, në rrugë të suksesit, është një garanci e plotë për të ardhmen e saj euroatlantike", ka thënë kryeministri Thaçi.