Betimi i ushtarëve të UÇK-së

Betimi i ushtarëve të UÇK-së

Rregullore e përkohshme

ORGANIZIMI I JETËS SË BRENDSHME NË USHTRI

Betimi ushtarak

Betimi ushtarak është një akt solemn një ngjarje e shënuar në jetën e çdo ushtari me vlera të mëdha njerëzore e kombëtare, morale dhe politike.

PËRMBAJTJA E BETIMIT USHTARAK

"Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që më çdo kohe, pa kursyer as jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftë, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM".

Betimi ushtarak bëhet gjatë muajit të parë të shkuarjes në ushtri, pasi më parë të jetë dhënë urdhri nga komandanti i njësisë (repartit).

Betimi i ushtarit është më se një akt me rëndësi të veçantë në jetën e çdo ushtari. Andaj në këtë ditë duhet të organizohet një ceremoni modeste me pjesëmarrjen e udhëheqësve ushtarak dhe politikë (nëse lejojnë kushtet e luftës edhe prindërit).

Betimi bëhet para flamurit.

Në kohën e caktuar, kur në njësi vjen përfaqësuesi i komandës eprore, komandanti i njësisë jep komandën: " Gatitu! Nderimi në qendër (majtas, djathtas), për nder armë!" dhe i raporton: "Zoti gjeneral, efektivi i Kompanisë së (I ose të II) të këmbësorisë, me rastin e ceremonisë së betimit ushtarak, është rreshtuar. Komandanti i kompanisë, kolonel Çeliku".
I deleguari pasi kalon gjithë efektivin, ndalon në qendër të rreshtimit dhe uron:
"Me rastin e ditës së betimit ushtarak, ju uroi!" Efektivi i përgjigjet me tri "URRA" të zgjeruara.

Pas përshëndetjeve, komandanti i kompanisë ose i ndonjë tjetër, del në qendër të rreshtimit dhe jep komandën: "Për betim!" Me këtë komandë flamuri kombëtar dhe 10-15 hapa përpara.