Zona Operative e Dukagjinit

Zhvillimi i luftimeve në Dukagjin ka qenë shumë i madh. Mirëpo duke qenë se në këtë anë të Kosovës kishte vepruar fillimisht edhe një pjesë e farkistëve në krye me Tahir Zemën, nuk ishte e lehtë të bëhej edhe organizimi i luftës dhe rreshtimi i saj strategjik. Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ishte Ramush Haradinaj. Si rezultat i destruktivitetit të vazhdueshëm të Tahir Zemës, gjendja dhe rrethanat në këtë zonë janë vazhdimisht të vështira. Duke pasur parasysh  se kjo pjesë e bashkë me territorin e  Anadrinisë ishin dy arteriet kryesore që furnizonin me armë ushtrinë tonë në gjithë Kosovën. Veprimi jokorrekt i Tahir Zemës, i cili çoi në përçarje dhe luftë vëllavrasëse  e më vonë do të çojë  edhe në dezertim dhe dorëzim masiv të mbi 4000 armëve të ndryshme, solli shumë dëme. Shumë armë u hodhën ose u fshehën, e shumë u kthyen në Shqipëri. Një veprim i tillë bëhet edhe më i dhimbshëm kur dihet mënyra se si u sollën armët në Kosovë, sa mund e gjak u derdh për to. Prandaj nuk është e vështirë të dihet humbja që i shkaktoi luftës sonë veprimi jo i drejtë i Tahir Zemës si dhe thirrja e tij për “evakuim” të popullsisë. Ku “evakuim” në fakt ishte zbrazje e Dukagjinit dhe dobësim i rezistencës së armatosur.

Rrafshi i Dukagjinit e veçanërisht fshatrat e komunës së Deçanit ishin vazhdimisht arenë e përgjakshme luftimesh mes Ushtrisë Çlirimtare dhe makinerisë vrastare të armikut. Ishte e qartë, objektivi kryesor i armikut ishte ndërprerja e kësaj arterie që furnizonte me armë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Spitali i UÇK-së, në fillim ishte i vendosur në Shqiponjë (Jabllanicë). Kushtet edhe pse nuk mund t’i kishin aq të mira, spitali ishte i rregulluar mirë. Mjeku dhe teknikët mjekësor tregonin kujdes për të plagosurit.

Në mbledhjen e ShP të UÇK-së të mbajtur më 23.7.1998, bëhen këto emërtime për Zonën Operative të Dukagjinit: komandant emërohet Ramush Haradinaj, zv. Komandant Nazmi Ibrahimi, ndërsa shef i Shtabit, Sali Veseli. Po këtë ditë SHP merr vendimin për transferimin e oficerëve: 1. Tahir Zemaj, 2. Rrustem Berisha, 3. Naim Maloku, 4. Ismet Ibishi. Pas valës së parë të ofensivës në Drenicë, një delegacion i përberë nga Hashim in. Atje Thaqi, Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi dhe Ramë Buja do të udhëtojë për në Dukagjin. Atje do të mësojmë për ndryshimin që kishte ndodhur në Zonën e Dukagjinit. Komandant me vota të fshehura ishte zgjedhur Tahir Zemaj ashtu edhe Ramush Haradinaj, edhe pse çështja e emërimit të komandantit të Zonës nuk ishte çështje e mbledhjes së turmave fshatare, por ishte çështje e hierarkisë ushtarake. Pa marrë parasysh se si kishin rrjedhur punët, anëtarët e ShP të UÇK-së, ia bënë të njohur Tahir Zemës se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ishte e pa zot, se aty kishte rregull dhe hierarki, se ShP nuk do të lejonte pazarllëqe e ndarje hisesh mes individësh të ndryshëm, por ishte organ që emërtonte dhe shkarkonte. Tahir Zemaj, duke e parë vendosmërinë e ShP të UÇK-së, se nuk do të mund të realizonte qëllimin e tij, në momente mjaftë vendimtare, ai ndërmerr hapat e tij të fundit: shthur një pjesë të ushtrisë ës Dukagjinit ku ai kishte mundësi, dorëzon një pjesë të madhe të armëve dhe një numër të konsideruar ushtarësh ikën për Shqipëri, dhe njëkohësisht përhap disfatizmin në mesin e fshatrave të Dukagjinit. Përveç këtyre dëmeve, Tahir Zemaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia bëri edhe tri dëme të mëdha: 

Pas këtyre dëmeve që i shkaktoi Tahir Zemaj, zona e Dukagjinit do të rimarrë sërish vetën, e cila do të jetë e ndihmuar prej pjesëve tjera të Kosovës dhe prej ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të ShP të UÇK-së. Pra, Ramushi do të marrë ndihmë edhe logjistike, edhe njerëzore e edhe hierarkike në respektimin e tij si komandant të Zonës Operative të Dukagjinit.