Zona Operative e Llapit

Zona Operative e Llapit (shk.: ZOLL) quhej zona në regjionin e Podujevës apo lumit Llap në luftën e UÇK-së. Gjeorgrafikisht, Zona Operative e Llapit shtrihej në pjesën verilindore të Kosovës. Ajo kufizohej: në verilindje me Serbinë, në juglindje me Zonën Operative të Karadakut, në jug me Zonën Operative të Nerodimës, në jugperëndim me Zonën Operative të Drenicës dhe në veriperëndim me Zonën Operative të Shalës. Njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së ishte edhe themeluesi i saj dhe i ZOLL-it, Zahir Pajaziti. Fundi i vitit 1997 dhe fillimi i vitit 1998 në ZOLL kishte një shtrirje dhe organizim shumë të qartë dhe funksional. 
Zona Operative e Llapit kishte një organizim mjaft të mirë edhe atje ku nuk ishte dalë publikisht, si në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Gallap, vepronte njësia guerile “BIA”, e cila komandohej nga Salih Mustafa i njohur me nofkën Cali. 
Përkujdesjes shëndetësore për ushtarët e UÇK-së në këtë zonë ishte kushtuar kujdes i veçantë, dhe kështu ishin shënuar rezultate të konsiderueshme në këtë aspekt sidomos nga Dr. Skënder Murati, i cili kishte krijuar ekipin e tij mjekësor. 
Në rrethana të reja, gjithherë duke u mbështetur në përgjegjësinë e ZOLL-it, mbi të gjitha më qëllim që gjithçka të funksionojë në aspektin vertikal dhe horizontal të komandimit. Më 18 korrik 1998, mbahet mbledhja e formimit të Shtabit të Zonës Operative të Llapit. Takimi udhëhiqet nga Rrustem Mustafa-Remi. Të pranishëm ishin: Kadri Kastrati, Nuredin Ibishi, Latif Ashi, Sejdi Rama, Avdi Kiçmari, Muhamet Latifi, Skënder Murati dhe Hamit Hamiti. Në këtë mbledhje u morën kët vendime: Formimi i Shtabit të ZOLL-it, Komandant emërohet Rrustem Mustafa-Remi; Formimi i Brigadës së Parë dhe të Dytë (të cilat më vonë emërohen Brigada 151 dhe 152), Komandantë emërohen Nuredin Ibishi dhe Idriz Shabani; Formimi i Policisë Ushtarake, Komandant emërohet Hamdi Berisha dhe Njësisë Speciale, Komandant emërohet Avni Ajeti. Më vonë formohet edhe Brigada 153, Komandant emërohet Adem Shehu. 
Në Zonën Operative të Llapit u zhvilluan disa beteja, shumë luftime e operacione ushtarake, ndër të cilat veçojmë: Betejën e Kaçanollit (15-18 shtator 1998), Beteja e Dhjetorit (24-27 dhjetor 1998), Beteja e Lkesanit (9 janar 1999), Beteja e Majacit (27 janar 1999), Beteja e Prapashticës (7 prill 1999) etj.
Gjatë luftimeve në ZOLL ranë heroikisht 154 ushtarë të UÇK-së, ndërsa 181 u plagosën.