Zona Operative e Pashtrikut

Zona Operative e Pashtrikut fillimisht përfshinte territorin e komunave: Prizren, Sharr, Rahovec, Suharekë (Therandë) dhe Malishevë. Edhe në ketë zonë, organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bërë në bazë të njësiteve për të kaluar më vonë në formacione ushtarake. Brigada ishte formacioni më i madh ushtarak.

Në ketë zonë, bazat e para dhe më të fuqishme të UÇK-së ishin: në komunën e Rahovecit, Drenoci i Zatriqit, Zatriqi dhe fshatrat e Maleve të Berishës, Kleçkë, Divjakë etj. Pas mbylljes së Grykës së Llapushnikut, qendër e rëndësishme për këtë zonë bëhet Malisheva, ku ishte vendosur edhe komanda e zonës me komandant Musë Jasharin. Në këtë kohë UÇK-ja me të shpejtë fillon të shtrihet në Suharekë. Organizmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë kishte pesë brigada, të cilat ishin: Brigada 121, shtrihej nga Llapushniku deri në Duhël, duke përfshirë të gjithë fshatrat që shtriheshin përreth Maleve të Berishës; Brigada 122, përbëhej  nga fshatrat përreth Malishevës; Brigada 123, shtrihej në komunën e Suharekës;  Brigada 124, përfshinte Rahovecin dhe fshatrat përreth dhe Brigada 125, këtu bënin pjesë fshatrat e Vrrinit dhe shtrihej deri në Prizren.Një karakteristikë dallues e kësaj zone ishte përfshirja e elementeve intelektuale, ku një rol dallues e kanë pasur ish-të burgosurit politikë. Pas ofensivës së verës 1998, prej brigadave të përmendura shthurje më të madhe pësuan: Brigada 123 për shkak të dezertimit të komandantit Blerim Kuçit dhe një pjese të komandës dhe infiltrimit të elementit frakist, i cili edhe pas konsolidimit do të jetë prezentë dhe vazhdimisht e dobësoi organizmin luftarak të kësaj Brigade dhe të Brigadës 125. Kjo e dyta pësoi për shkak të goditjeve që mori nga armiku, fillimisht duke u vrarë në pusi Komandant “Petriti”–Remzi Ademi. Derisa Brigada 124, pikën më të dobët të saj kishte batalionin që vepronte në Sferkë të Gashit, ku elementi farkist ishte mjaftë i rebeluar ndaj komandës së Brigadës, por mjerisht jo edhe aq i vendosur ndaj armikut.

Nga fundi i vitit 1998, pasi Musë Jashari shkon në detyrë tjerë, për Komandant të zonës do të emërohet Ekrem Rexha, me pseudonimin e luftës “Drini”. Në fillim të vitit 1999, ky do të shkojë në detyrë të re, komandant i shkollës për komandim e stërvitje, gjersa komandant i brigadës emërtohet Tahir Sinani. Kjo gjendje ka mbetur deri në fund të luftës.Në ketë Zonë, me vendimin e ShP të UÇK-së dhe nën udhëheqjen e  Drejtorisë Operative, ka qenë organizuar shkolla e oficerëve për komandant të batalioneve.  Kanë dalë disa gjenerata. Shumë prej tyre janë edhe oficerë të TMK-së. Shkollën e kurseve e ka udhëhequr Sali Veseli.